Skandal: Investitori arab maltretohet për një orë në aeroportin e Shkupit


Një skandal i vërtet ka tronditur opinionin në Republikën e Maqedonisë. Dje në aeroportin e Shkupit ka arritur Qasim Qalab një investitor i mundshëm arab me ftesë të Xhihad Huseinit për të shikuar mundësitë për të investuar në Maqedoni, shkruan Almakos.

Xhihad Huseini tregon për Almakos për torturën dhe maltretimin që i bëhet investitorit arab në aeroportin e Shkupit.

“Zhgënjimi i fundit më ndodhi sot, më saktësisht më datën 05/08/2018 ora 13:00; një mik imi nga Arabia Saudite Qasim Qalab, që e kam njohur gjatë studimeve të mia në Rijad të Arabisë Saudite, për herë të parë viziton Maqedoninë sot me qëllim të shiqojë mundësitë për të investuar në vendin tonë, dhe në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit për një orë të tërë maltretohet e vonohet duke u marrë në pyetje nga policia sikur të ishte farë krimineli a terroristi”, thotë Huseini.

Policia ka trajtuar investitorin e mundshëm arab si një terrorist duke i kontrolluar vizën.

“Pesë policë i janë tubuar mbi kokë dhe me llupë me minuta të tërë i kanë kontrolluar vizen shengen se a është fallco apo jo. E ai jo që kishte të gjithë dokumentacionin në rregull dhe vizë shengen të marrë nga shteti francez, por edhe kishte vizituar disa vende evropiane më herët me të njëjtën vizë. E dihet mirëfilli se Maqedonia ka marrëveshje me shtetet e Bashkimit Evropian se ata që posedojnë vizë shengen mund të vizitojnë Maqedoninë pa kurrfarë pengese, që i bie se ne nuk i rrespektojmë as marrëveshjet me BE-në. “, thotë Huseini.

Baby Boo