Skandal: 1 milion denarë janë vjedhur nga xhirollogarija e Organizatës së të Verbërve dhe me Degjim të Dëmtuar


Një milion dhe një qind denarë, në mënyrë jo legale janë tërhequr nga xhiro- llogaria e Lidhjes kombëtare e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar brenda një muaji, tha Tomica Stojanovski për TV21, i cili më 8 janar të vitit 2019 në asamblenë zgjedhore, nga zëvendës kryetar është emëruar si kryetar i Lidhjes.

“Zbuluam se ka pasur tërheqje ilegale të parave, shuma shumë të larta, nga shoqata në Gostivar, Prilep, Kumanovë dhe në Shkup në shoqatën “Qetësi”.

Nuk ka asnjë lajmërim se ku janë shpenzuar paratë, gjoja për shpenzime materiale dhe rrugore. Dërguam letër deri te shoqata e Gostivarit dhe nuk kemi asnjë përgjigje”, tha Tomica Stojanovski, Kryetar i LKPSHDD.

Personi Ibrahim Tahirovski ka marrë vendim për zëvendës-kryetari të ri, duke shfrytëzuar nënshkrime të falsifikuara të zëvendës-kryetarit të atëhershëm Tomica Stojanovski si dhe nënshkrime jo legjitime nga shoqatat. Në nëntor të vitit të kaluar, me dokumentacionin e dorëzuar deri te Regjistri qendror është vërejtur ky gabim dhe Komisioni për ankesa e ka shpallur këtë vendim si të pabazë, duke e fshirë emrin e tij. Një ditë para fshirjes së emrit të tij, ai dy herë ka tërhequr nga 150 mijë denarë, edhe pse kryetari brenda një muaji mund të tërheqë vetëm 50 mijë denarë.

Por, edhe pas emërimit të tij si kryetar, përsëri ka pasur tentime nga Tahirovski që të regjistrohet në Regjistrin qendror si zëvendës-kryetar i Lidhjes.
Për këtë rast udhëhiqet procedurë juridike në Prokurorinë publike prej ku morëm përgjigjen në vijim:
“Deri te Prokuroria themelore publike Shkup, në periudhën e theksuar kohore, ka arritur kallëzim penale kundër njërit nga personat në fjalë. Kallëzimi penal është regjistruar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti i është dhënë prokurorit publik kompetent, i cili do t’i analizojë informacionet në drejtim të verifikimit të fakteve”, Prokuroria Publike Themelore.

Për herë të parë revizori shtetëror ka konstatuar parregullsi në punën e kryesisë së mëparshme, ndërsa lënda është në duart e policisë financiare prej ku nuk morëm më shumë detaje, për shkak se rasti është në procedurë para-hetimore. Personi në fjalë, Tahirovski, nuk arritëm ta kontaktojmë. Këto probleme janë pengesë për realizimin e projekteve të parashikuara për vitin 2019 me përkrahje të MPPS-së, siç janë lehtësime në komunikimin në institucionet publike dhe formimin e shoqatës folklorike për socializim më të madh të këtyre personave.

Në Maqedoni ka rreth 6 mijë persona me dëgjim të dëmtuar të cilët kanë 17 shoqata komunale.RTV21M

Baby Boo