‘S’ka virus’: Labi kapet keq me komentuesit, kur i kërkojnë që të shkojë në Infektivë pa maskë e doreza


Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri-Labi, është kapur me komentuesit kur i është kërkuar atij që të shkoj në QKUK e të ju flas për duar të sëmurëve me COVID-19, nëse nuk ka virus sipas tij.

Në një postim të Labinot Tahirit-Labit, një qytetar ka komentuar duke thënë se nëse nuk ka virus, atëherë ai duhet të shkojë të ju flas për duar personave që janë infektuar me koronavirus.

”Nëse nuk ka virus, shko në Spitalin e Prishtinës ku janë të sëmurit me COVID-19, pa maskë, pa doreza jepja dorën. Kollaj është me fol prej internetit”, ka shkruar ky qytetar.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i Labit, duke thënë se askush nuk është kundër mjekëve dhe se ka qenë brenda spitaleve disa herë.

”Kam shkuar me qindra herë unë ti kam nxjerr fëmijët me sëmundje më të rënda, se sa ky virus prej spitaleve, shko pyeti mjekët. Askush nuk është kundër punës së mjekëve se ata nuk e kanë çpik këtë virus, por çështja është se dojnë me e tranu popullatën, kaq jaran”, ka shkruar Labi në reagimin e tij.

Ndërkaq ka qenë edhe një qytetar tjetër që ka marrë pjesë në këtë debat, duke e kthyer atë në diçka qesharake.

”Edhe unë kam shkuar me vizitu një shok temin kur e ka thyer këmbën duke luajtur futboll edhe i kam ndihmuar me dal prej spitalit deri u hip në veturë. Ama qetash me bo me thy prapë, as Viber nuk foli me kamerë me të se le me shkuar me vizitu, aty, haj zoti jem”, ka qenë reagimi qesharak i këtij qytetari.

Më poshtë keni komentet që janë zhvilluar në mes të Labit dhe qytetarëve.

Baby Boo