S’ka referendum, Xhaferi i përgjigjet Mickovskit


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka hedhur poshtë nismën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë. Xhafer në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën.

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi pranoi Nismën qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë (të publikuar në Gazetën Zyrtare numër 12/2018 prej më 18.01.2018) dhe për të njëjtën i dërgoi përgjigje propozuesit tëi autorizuar, Hristijan Mickovski.

Por në përgjigjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, numërohet lëshimet ligjore se përse iniciativa nuk pranohet.

“Në përputhje me nenin 60, paragrafi 1, alineja 5 e Rregullores së Kuvendit të republikës së Maqedonisë, Ju njoftoj se nisma qytetare për shpalljen e referendumit të detyrueshëm në nivelin shtetëror, për shfuqizimin e Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Xhaferi. Ai theksoi që marrëveshjet ndërkombëtarë të ratifikuara, nuk mund të ndryshohet me ligj.

“Nisma e dorëzuar qytetare nuk është çështje për të cilën mund të shpallet referendum në nivelin shtetëror”, deklaroi Xhaferi.

“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e Xhaferit ndaj nismës së Mickoskit.

Iniciativa e VMRO-DPMNE-së planifikon mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.
Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshtrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum.

Baby Boo