S’ka mitingje, por zgjedhjet nuk prolongohen, partitë u angazhuan se do të respektojnë rekomandimet


Në hyrje të Qeverisë kryhet dezinfektimi i duarve, gazetarët në konferencë për media më nuk ulen afër njëri tjetrit si deri më tani, por largësia më e vogël është 1 metër, ndërsa nëse duan të parashtrojnë pyetje, nuk u lejohet të marrin mikrofonin por mikrofonin e mbajnë nëpunësit në Qeveri.

Këto janë masat që nga sot i vendosi në fuqi Qeveria gjatë mbajtjes së konferencave për media për mbrojtje nga rreziku nga shpërndarja e korona virusit. Pikërisht për gjendjen e Kovid 19, me nismë të kryeministrit teknik u mbajt takim i liderëve të partive politike, ku përveç se për gjendjen aktuale, u bisedua edhe për fushatën zgjedhore e cila duhet të fillojë për dhjetëra ditë. Spasovski thirri që të mos shpërndahet panik dhe tha se gjendja do të ndiqet edhe më tej.

“Gjithë partitë politike të tregojnë përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve, të ndjekin rekomandimet e institucioneve dhe aktivitetet e tyre dhe fushatën parazgjedhore ta përshtatin sipas rekomandimeve të institucioneve. Apeloj deri te qytetarët që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos jetë e nevojshme të tejkalojmë të gjithë masat dhe prej nesër të blejmë produkte ushqimore, për shkak se me të vërtetë nuk ka diçka të tillë”, deklaroi Spasovski.

 Pas takimit te Spasovski, liderët theksuan se ata do të përshtatin aktivitetet e tyre parazgjedhore dhe se ende mendojnë për modalitetet. Nuk do të ketë prolongim të zgjedhjet, por vetëm nuk do të mbahen mitingje.

“Do të ishte joserioze dhe jo e përgjegjshme që tani, duke mos i pasur të gjithë informacionet të bisedojmë për atë se çfarë do të ndodh pas 30 ditëve, se a do të prolongohen zgjedhjet, masat vlejnë deri më 24 mars, kjo është dy ditë para fushatës”, tha Zaev.

“Paralelisht me Kovid 19 nevojiten edhe seri masash që do t’i ndjej edhe sektori real. Ajo që e biseduam, është që të kemi përshtatje të fushatës zgjedhore”, deklaroi Mickoski.

“Mos pasja e kapaciteteve, shkatërrimi i sistemit shëndetësor d.m.th. kemi kuadër por nga ana tjetër me sistemin shëndetësor nuk është menaxhuar siç duhet”, tha Sela.

 Në këtë takim mori pjesë edhe Billall Kasami, i cili theksoi se shpreson se gjendja do të stabilizohet por nuk pritet që të prolongohen zgjedhjet.

Baby Boo