S’ka dasma këtë vit: Paralajmërohen dën*ime të ash*pra për ata që organizojnë ahengje


Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka vendosur që të propozohet për masa të reja kun*dër koronavirusit, por jo për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme teksa janë paralajmëruar dën*ime të ash*pra për ata që nuk i zbatojnë.

Kjo është konfirmuar nga Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes i cili tha se do të shkohet me skenarin e parë, që është zbatim i rre*ptë i masave aktuale dhe masave të reja.

“Në dy ditët e fundit kemi shyqrtu dy skenare nga ekspertët Skenari i parë është zbatimi i rreptë i masave aktuale dhe masa të reja Skenari i dytë ka qenë shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme”, tha ai.

“Unë këto ditë kam zhvilluar shumë takime për këtë çështje, jemi duke ndërtu një strategji që të merremi me këtë situatë të re, sapo e përfunduam mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të shkojmë me skenarin e parë.”, ka thënë tutje Hoti.

Hoti shtoi se sot do të ketë mbledhje të Qeverisë, ku do të votohen masat shtesë.

Disa prej masave të cekura nga Kryeministri Hoti:

– Do të ketë rigor*ozitet nga ato qe kemi marr më herët, maska distanca higjiena, këto 3 masa shpëtojmë jetën ed qytetarëve.

– Do ta angazhojmë policinë, inspektoratin për të shqiptuar dën*ime. Nuk do ketë asnjë lloj tolerance, për këdo që nuk i respekton vendimet.

– Policia është në terren, inspektorati është në terren derisa organizohen ahengje në qytete të ndryshme, këto rrez*ikojnë jetën tanë dhe të njerëzve tanë.

– Do ndalim ritet fetare, kërkoj mirëkuptim nga krerët e besimeve fetare. Do kemi strategji agre*sive.

Baby Boo