“S’ka bisedime për hyrjen e ASh-së në Qeveri” – Aliti: “Nuk ka rëndësi se kush do të jetë ministër”


Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti tha se nuk ka bisedime mes koalicionit qeverisës dhe Aleancës për Shqiptarët, për futjen e kësaj të fundit në Qeveri. Aliti thotë se në ekzekutiv gjithçka funksionon normalisht.

“Do të thotë nuk ka bisedime të tilla, në Qeveri gjithçka rrjedh normalisht ashtu siç ka qenë edhe në janar kur shumica ka pasur 64 deputetë, ashtu është edhe sot. Gjithçka tjetër janë spekulime me të cilat nuk do të dëshiroja të merremi”, pohoi Aliti. I pyetur nëse Alternativa është e gatshme që t’i jep ASH-së MShIA-në, Aliti tha se këto janë spekulime dhe se ai personalisht do të vazhdojë punën e tij në mënyrë profesionale.

“Të gjitha këto lajme dhe diskutime për momentin janë spekulime, por unë dhe MShIA nuk merremi me to. Edhe nëse brenda një muaji duhet të vijë një ministër i ri, ne do të mundohemi deri në ditën e fundit që ta bëjmë punën sa më profesionalisht. Nuk ka rëndësi kush do të jetë ministër, rëndësi ka që reformat të vazhdojnë, pra të ecim përpara”, tha Aliti.

Baby Boo