Situatë alarmante: Shqipëria në ditën e 5-të nën ujë (VIDEO)


Sot dita e 5-të e Shqipërisë nën ujë. Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë, duke shkaktuar përmbytje masive. Për shkak se shiu dhe dëbora ende vazhdojnë, nuk ka përditësim të situatës.

Shqipëria ende vijon nën ujë. Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia “Filomena” që pritet të kalojë përmes gadishullit të Ballkanit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend. Për shkak se reshjet e shiur dhe dëborës vazhdojnë pa ndërprerjë në të gjithë vendin, e kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve.

Situata shfaqet më shumë problematike në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, etj. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe disa qindra rrugë, banesë, biznese dhe institucione që janë në pushtetin e shiut. Probleme janë hasur edhe për lumin Shkumbin, i cili pritet të dalë nga shtrati në disa segemente, ndërsa lumi Drim ka pësuar rënie me 50 cm të nivelit të ujit.

Korporata Elektroenergjitike ka dhënë detaje lidhur me prurjet e lumit Drin, duke paralajmëruar një rënië të nivelit me 50 cm. Gjithashtu bëhet me dije se prodhimi i energjisë elektrike vijon te jetë me kapacitet të plotë në dy HEC-et e Komanit dhe të Vaut të Dejës.

Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve aktualisht: Fierza 282.71 m; Koman 172.82m; Vau i Dejës 75.02 m. Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s. Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s. Kjo sasi shkarkimesh nuk ka impakt në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e nën Shkodrës.

Reshjet e shiut përveç përmbytjeve kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash në disa prej akseve të vendit duke dëmtuar edhe rrugën. Dheu ka rrëshqitur në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, në fshatin Pishkash, ku kalimi i automjeteve bëhet me kujdes, ndërsa policia drejton shoferët që të kalojnë segmentin problematik.

27 familje janë evakuuar në Lezhë për në një vend më të sigurtë, ku edhe nuk rrezikohen nga përmbytjet. Deri më tani raportohet se nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit, rreth 2800 hektarë tokë janë nën ujë në Zadrimë, Zejmel, Tale apo dhe në Shënkollë.

Baby Boo