Situata në Itali është drejt përmirësimit, 433 viktima në 24 orë

Dhe pse numri i viktimave dhe i rasteve pozitive me Covid-19 çdo ditë shënon rritje në Itali, situata është drejt përmirësimit pasi shifrat e viktimave dhe të infektuarve në 24 orë po shkojnë drejt reduktimit.

Baby Boo

Në 24 orët e fundit janë shënuar 433 viktima e 3,047 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.

Numri total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23,660 e numri i të infektuarve 178,972.

Numri aktual i të infektuarve me koronavirus duke ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktimave, është sot 108,257.

Nga pandemia në Itali janë shëruar 47,055 pacientë e sot ka 2,128 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Dhe numri i pacientëve në terapi intensive është reduktuar e sot janë 98 pacientë më pak.

Numri aktual i tyre është sot 2,635.

Në ulje është dhe numri i pacientëve në struktura spitalore ku aktualisht janë 25,033.

Në Itali janë kryer deri më sot 1,356,541 tampone.