Situata e tensionuar në det mes Greqisë dhe Turqisë, pesë anije greke bllokadë anijes turke


Situata e tensionuar në det mes Greqisë dhe Turqisë nuk duket të jetë drejt përmirësimit. Athina po po shkëmben mesazhe publike me Ankaranë duke theksuar nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura greke. Nga ajo që duket në disa foto të publikuara të paktën pesë anije lu*ftarake greke të vendosura në radhë duket se janë duke krijuar një mur në 6 milje detare nga Kastelorizo në kufirin e zonës bregdetare greke shkruajnë mediat greke.

Në disa nga fotografitë Oruç Reis mund të shihet në një distancë të dukshme e shoqëruar nga pesë anije lu*ftarake turke dhe shoqëruesit e Ataman dhe Cengiz Han. Nuk është specifikuar nëse fotografia kap hyrjen e flotës turke brenda kufirit të zonës prej 12 milje detare nga brigjet e Megisti.

As nuk është e lehtë të shihet nëse anija kërkimore turke ka vendosur vërtet kabllot pesë kilometra të gjata që Ankaraja pretendon se ishin zhytur në det si pjesë e një studimi sizmik dy-dimensional. Të martën më 20 tetor rreth orës 10 të mëngjesit për herë të dytë në 48 orë Oruç Reis theu kufirin e 12 miljeve detare të zonës bregdetare greke dhe arriti një distancë prej 9 miljesh detare nga Kastellorizo.

Në një distancë prej 6 miljesh detare nga arkipelagu i Megisti pesë anije lu*ftarake greke ishin rreshtuar duke dërguar mesazhin se vija e kuqe e Athinës është zona bregdetare aktuale greke prej 6 miljesh detare. Forcat e Ar*matosura Greke janë në veprim në gatishmëri të lartë.

Baby Boo