Sistemohen rreth 760 nënpunës të administratës


Rreth 760 nëpunës të administratës nënshkruan pajtueshmëri për shpërndarjen e tyre në vende pune sipas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa për 160 procedura është përfunduar plotësisht, njoftoi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

Në pres konferencën në Qeveri, Hoxha informoi se për 600 persona procedura për shpërndarjen e tyre nëpër institucione sipas Marrëveshjes së Ohrit është në vijim.

“Një pjesë nga personat e tjerë, rreth 200, të cilët nuk e kanë pranuar ofertën do t’u jepet mundësia që të përfshihen në këtë transfertë të parë, nëpër institucione ku ende ka nevojë. Të tjerë do të përfshihen me sistematizimin vijues”, sqaroi Hoxha.

Sipas tij edhe 700 nëpunës administrate mbeten të pashpërndarë nëpër institucione./Pacensure

Baby Boo