SISTEMI I SHQIPËRISË NË MËNYRË AUTOMATIKE KA FSHIRË INCIZIMET NGA ARRATISJA E GRUEVSKIT


Incizimet nga arratisja e Nikolla Gruevskit nga kamerat e sigurisë së Shqipërisë nuk do të mund të sigurohen ngase janë fshirë. Këtë e ka thënë Prokurori Publik, Jubomir Jovevski. Ai ka thënë se ka disa arsyetimi nga ana e Shqipërisë, por bazikja është se ka më tepër incizime të kamerave dhe sistemi i tyre nuk ka mundur më gjatë të ruaj materialet e incizuara nga kamerat dhe se ai sistem nuk ka mundur t’i ruaj më tepër.
Në pyetjen nëse shërbimet doganore të Shqipërisë kanë fshirë ato incizime, Joveski tha se përgjigja është se ato nuk janë fshirë, por se aparati punën në mënyrë automatike.
Për lëvizjet e Gruevskit ai nuk tregoi nëse prokuroria disponon me incizime nga Gruevski ose jo, por vetëm se të gjithë incizimet prokuroria është duke i analizuar.
Joveski tha se ndihma ndërkombëtare është operacion i komplikuar e cila realizohet në kushtet të veçanta dhe se prokuroria jonë ka bërë gjithçka të nevojshme, por se rezultati është ky.

Baby Boo