Siria kryeson konferencën për çarmatim, zemërim në OKB

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë shfaqur zemërim lidhur me atë se Siri do të marrë presidencën e Konferencës mbi çarmatimin në Gjenevë.

Baby Boo

Kjo vjen vetëm disa javë pas raportimeve për sulme me armë kimike, të cilat ekziston një pajtueshmëri se janë kryer nga agjentë civilë të autoriteteve siriane.

“Britania e dënon faktin se Siria do të mbajë presidencën e Konferencës për çarmatim, duke marrë për bazë shkeljet e mëdha dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga regjimi sirian”, thuhet në një deklarim të diplomatëve britanikë.

Kurse, Robert Wood, ambasador i Washingtonit në Gjenevë ka thënë se kjo konferencë me këtë rast do të ketë një prej ditëve më të zeza.

Duke shtuar se Damasaku nuk ka as kredibilitet e as autoritet moral që të ulet në atë pozitë. /kp