Sipas Xhaferit, nëse dështon referendumi, Kuvendi do të vendosë për ndryshimin e emrit të vendit


Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, një ditë më parë në një debat televiziv bëri me dije se pavarësisht kostos së fushatës për referendumin dhe rezultatin e tij, përsëri janë institucionet ata që do të vendosin për Marrëveshjen me Greqinë, në emër të qytetarëve.

Kjo nënkupton që edhe nëse dështon referendumi, deputetët, respektivisht Kuvendi do të votojë ndryshimet kushtetuese konform Marrëveshjes së arritur me Greqinë.

“Abstenimi nënkupton dhënie të drejtë institucionit që e ka zgjedhur që në emër të tyre të vendosë dhe të vazhdojë me vendimmarrje” – është shprehur Xhaferi.

Baby Boo