Sipas sondazheve, ku janë fushëbetejat kryesore mes Trumpit dhe Bidenit?


Joe Biden ka qenë përpara Donald Trumpit në shumicën e sondazheve kombëtare që nga fillimi i vitit.
Ai ka qëndruar rreth 50 për qind në muajt e fundit dhe ka pasur një epërsi prej 10 për qind në shumë raste.
Dhe një seri e re e sondazheve nga Fox News që shikon shtetet kryesore të fushës së betejës e kanë vënë Trumpin pak përpara se Joe Biden në Ohio – por presidenti ka rënë shumë prapa në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin, transmeton Telegrafi.

Midis të anketuarve në Ohio, 48 për qind thanë se preferonin Trumpin, krahasuar me 45 për qind që do të votonin për Bidenin.
Në Michigan, megjithatë, 52 për qind e votuesve të mundshëm pohuan se preferonin Bidenin, ndërsa 40 për qind Trumpin. Në Pensilvani dhe Wisconsin, Biden kryesoi me pesë për qind.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e martë) gjersa debati i fundit mes kandidatëve zhvillohet në orët e para të mëngjesit të nesërm, rreth orës 04:00, sipas kohës sonë lokale.

Baby Boo