Sipas policisë shqiptare, Gruevski padyshim që kishte hyrë ilegalisht


Sipas policisë shqiptare, ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili me qëllim që të shmang  vuajtjen e dënimit me burg ka kërkuar azil në Hungari, “në Shqipëri padyshim që ka hyrë ilegalisht”, transmeton BTA.

Sipas deklaratës së zëdhënësit të policisë shqiptare Gentian Mullai, të dhënë për AFP, Gruevski në Shqipëri padyshim që kishte hyrë ilegalisht në këmbë, duke theksuar se hyrja e tij nuk është regjistruar në asnjë vendkalim kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Mulai thekson se “që të mos tërheqë vëmendjen, Gruevski kufirin ndërmjet dy vendeve e ka kaluar ilegalisht në këmbë, nuk dihet se a në Prespë-Shqipëri Juglindore ose në Dibër-Shqipëri Verilindore “.

Siç bëri të ditur dje MIA, Shqipëria zyrtarisht konfirmoi se Gruevski për Hungari kishte shkuar nëpërmjet Shqipërisë.

Sektori për kufi dhe emigrim pranë  policisë së shtetit shqiptar në kumtesën e sotme thekson se Gruevski Shqipërinë e  kishte lëshuar nëpërmjet pikës kufitare Hani i Hotit-Muriqan, në kufirin Shqipëri-Mali i Zi. Policia shqiptare kumtoi se ai e kishte lëshuar Shqipërinë në orën 19:11,si udhëtar në një veturë me targa  CD1013A, pronë e ambasadës së Hungarisë në Tiranë.

Ishte theksuar se në të njëjtën ditë kur ish-kryeministri i Maqedonisë ishte në territorin e Shqipërisë, nuk ekzistonte urdhërarrest nga Maqedonia ose Interpoli. Megjithatë, policia shqiptare nuk bëri të ditur se nëpërmjet cilit vendkalim kufitar   Gruevski ka hyrë në territorin shqiptar.

Baby Boo