Sipas një zyrtari amerikan, nga fundi i verës pritet fillimi i prodhimit të vaksinës kundër COVID-19


Kompanitë farmaceutike në bashkëpunim me qeverinë e SHBA-së, pritet që nga fundi i verës të fillojnë prodhimin e një vaksine kundër COVID-19 njoftoi një zyrtar i lartë i administratës.
“Për sa i përket materialeve të vaksinës ka mundësi që nga fundi i verës të fillojmë prodhimin e vaksinave në mënyrë aktive”, tha një zyrtar.

Administrata e Trump ka investuar para për zhvillimin e katër vaksinave të COVID-19, megjithëse Programi i Operacionit Warp Speed, synon të prodhojë rreth 300 milionë doza deri në fund të vitit 2021.
Qeveria amerikane ka dhënë grante prej qindra milionë dollarëve deri në mbi 1 miliard dollar, për kompanitë si: Johnson & Johnson, Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Novovax Inc.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo së fundmi nënshkroi marrëveshje prej 450 milionë dollarëve me kompaninë Regeneron Pharmaceuticals Inc, e cila do t’u ndihmojë pacientëve të trajtojnë coronavirusin.

Baby Boo