Sipas komunitetit të CS:GO, ja kush u zgjodh lojtari më i mirë nga ekipa e Bad News Eagles


Arritja historike e Bad News Eagles, ku u futën në mesin e 16 ekipeve më të mira të PGL Antwerp Major, dhuroi emocione të shumta për shikuesit anë e mbanë botës, e si lojtari me paraqitjen më të mirë në rrugëtimin e ekipit shqiptar në turneun Major u votua Rigon ‘rigoN’ Gashi.

Si Rigoni ashtu edhe shokët e tij të ekipit, të gjithë patën paraqitje fantastike në PGL Antwerp Major, pasi suksesi në lojën e CS:GO nuk arrihet në mënyrë individuale, por me lojë ekipore.

Ekipi i Bad News Eagles pati përballje me disa nga ekipet më të mira të botës, ku njëra prej tyre ishte edhe ekipi FaZe, të cilët renditen në vendin e parë të ranglistës botërore të CS:GO.
Lojtari më i votuar nga komuniteti i CS:GO në sondazhin e krijuar nga Telegrafi, u shpall Rigon ‘rigoN’ Gashi, ku nga më shumë se 10.000 vota, mori 53% të tyre.

Baby Boo