Sinjalizimi vertikal në lagjet e Çairit tashmë po vazhdon me dinamikën e paraparë


Vendosja e sinjalizimit horizontal nëpër lagje të ndryshme të Komunës së Çairit po vazhdon me dinamikën e paraparë ka shkruar ne rrjetin social ne Facebook kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu. Sipas tij Ekipet e shërbimeve komunale “vijat e bardha” i kanë shenjëzuar edhe në Lagjen Dyqanxhik në rrugët “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski“, ndërsa në Lagjen Gazi Babë në rrugën “Çairska“.

Shenjëzimin e sinjalizimit horizontal në bashkëpunim me punëtorët e NP “Parkingu i Qytetit”, e bëmë edhe në parkingun në afërsi të Sheshit Skënderbeu dhe tek QT “Mavrovasja” ka bërë të ditur Ganiu. Kur kemi infrastrukturë rrugore moderne, kemi edhe qytetarë të sigurt. Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ka shkruar ne rrjetin social ne Facebook kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Baby Boo