Sindikatat e pesë universiteteve publike kërkojnë rritjen e pagave


Pesë Sindikata të Universiteteve publike, përmes një komunikate me shkrim, kërkojnë që edhe për ta të nënshkruhet marrëveshje për rritje të pagave, po në atë mënyrë siç u nënshkrua të martën me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski.

Sindikata e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, Sindikata e të punësuarve në Universitetin e Tetovës, Sindikata e të punësuarve në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, Sindikata e të punësuarve në Universitetin “Nëna Tereza” – Shkup, Sindikata e të punësuarve në Universitetin për Shkenca Informatike të Teknologjisë “Shën Apostol Pavle” – Ohër, shprehin solidaritet për Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për realizimin e të drejtave të tyre, të cilat dalin nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive të të punësuarve në Shën kirill.

SINDIKATAT E 5 UNIVERZITETEVE PUBLIKE

“Si sindikata të pesë universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërkojmë nga ana e përfaqësuesit legjitim të themeluesit të universiteteve publike, kryetari i kuvendit, Jovan Mitrevski, të na pranojë sa më parë me qëllim të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive, të cilat i kemi dërguar më herët”.

Nëse kryeparlamentari Mitrevski nuk I pranon deri të enjten më 15 shkurt, atëherë sindikatat e këtyre pesë universiteteve do të ndërmarrin hapa dhe procedura të tjera në përputhje me sindikalizmin bashkëkohor. /SHENJA/

Baby Boo