Sindikata në Maqedoni kërkon që gjysmëvjetori i dytë të nis ‘online’


Qeveria në Maqedoninë e Veriut me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ka vendosur që më 1 shkurt të vazhdojë mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm me prezencë fizike të nxënësve.
Megjithatë Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dje ka kërkuar rishikim të këtij vendimi.
Në të njëjtën kohë, ambientet spitalore në vend po zgjerohen dhe riorganizohen për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital për shkak të rritjes së infektimeve, gjatë ditë të fundit.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dje në një prononcim tha se në kohën kur përqindja e të infektuarve me koronavirus në vend po rritet, nëse mësimi fillon me prezencë fizike, ekziston mundësia reale që virusi të përhapet shumë më shpejt.
Ai propozon që mësimi të fillojë online dhe më pas të shihet situata dhe nëse gjendja epidemiologjike ka rënie, atëherë të bëhet një vlerësim nëse ka kushte për prezencë fizike në mësim.

“Kërkojmë anulimin e vendimit, sepse besojmë se përqindja e pacientëve të rinj është në rritje çdo ditë dhe nëse nxënësit shkojnë me prezencë fizike ka mundësi reale që shkollat ​​të kthehen në grupime dhe virusi të përhapet më shpejt. Për këtë arsye, ne besojmë se një periudhë e caktuar, p.sh. dy javë, mësimi duhet të jetë online, në mënyrë që të shihen kushtet nga përhapja e virusit dhe nëse është në rënie, të bëhet një vlerësim dhe të shihet nëse ka kushte për prezencë fizike”, theksoi Nedelkov.

Baby Boo