Sindikata e Jugohromit paralajmëron protestë, nëse nuk takohen me Zaevin


Sindikata e Jugohromit ka dërguar letër deri te Kryeministri Zoran Zaev, me të cilën kërkohet takim për të diskutuar të ardhmen e këtij kombinati metalurgjik.

Një takim i mëhershëm nuk është mbajtur për shkaqe të pakuptimta deri tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sindikalistët paralajmërojnë protestë para Qeverisë, nëse sërish nuk do të ketë takim me Zaevin.

Në lidhje me këtë çështje, zv. ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli deklaroi se janë të vendosur që Jugohrom nuk mund të punojë derisa nuk i plotëson të gjitha kushtet e lejes së punës./Telegrafi

Baby Boo