Simptomë e re e koronavirusit! Shfaqet në shputa të këmbëve dhe të gjithë e injorojnë


Edhe pse simptomat e sëmundjes së coronavirusit ndryshojnë nga personi te personi, ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes

Në të vërtetë, fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Podiatri, transmeton Telegrafi.

Siç theksohet, në Itali, Francë dhe Spanjë janë raste të shumta të të sëmurëve të cilët kanë qenë të sëmurë me coronavirus të cilin e kanë pasur në këmbë, për çka dëshmojnë dermatologët.

Kjo simptomë posaçërisht është veçuar te tinejxherët dhe fëmijët, mirëpo edhe disa të rritur gjithashtu kanë pasur shenja të ngjashme në shputa.

Baby Boo