Simovski për regjistrimin: Bëmë punë të shkëlqyer dhe korrigjuam turpin e vitit 2011


Një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator të vitit të kaluar, e gjithë vëmendja është kthyer kah Enti Shtetëror i Statistikave.

Interesimi i publikut për rezultatet është i madh, pasi kanë kaluar 20 vjet nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002, duke qenë se regjistrimi i vitit 2011 filloi por nuk mbaroi.
Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në një deklaratë për “Deutsche Welle”, u shpreh i lumtur për mbylljen siç tha, me sukses të procesit të regjistrimit.

“Kemi bërë një punë të shkëlqyer në rrethana komplekse – në verë, gjatë pushimeve, në mes të punës sezonale në bujqësi, në sfidat e pandemisë dhe në thirrjet për bojkot të regjistrimit … Kemi përfunduar operacionin statistikor sipas të gjitha standardeve. Jam i kënaqur që e korrigjuam atë turp nga regjistrimi i dështuar në vitin 2011”, tha drejtori i ESHS-së për “DW”.

Ai ka folur edhe për deklaratën e tij ditë më parë, ku në një paraqitje publike tha se pret të ketë kritika pas publikimit të rezultateve të regjistrimit. Simovski për këtë çështje tha se nuk iu është referuar partive politike, duke shtuar se mund të ketë miliona njerëz që mund të thonë “nuk më pëlqen rezultati”.

Ndërsa në lidhje me personat që nuk janë regjistruar, Simovski tha se të dhënat e tyre janë marrë nga regjistri me të dhëna.

Simovski pret që regjistrimi i ardhshëm të jetë më i shpejtë dhe më i thjeshtë, si dhe pa regjistrues në terren.

Baby Boo