Sillen vendime për shpalljen e urdhërarresteve qendrore dhe ndërkombëtare


Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit deri te Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar urdhra për shpalljen e urdhërarresteve qendrore dhe ndërkombëtare për dy persona, për të cilët ekziston dyshim se kanë kryer vepër penale – rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, pas parahetimit të zbatuar më 20 shkurt të këtij viti, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjellë vendim për zbatimin e procedurës hetuese për pesë persona, në mesin e të cilëve edhe për këto dy persona të cilët janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.

“Atëherë, prokurori publik duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit, me çka këtyre dy personave iu është përcaktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-të ditëve nga gjetja e tyre”, thonë nga Prokuroria.

Baby Boo