Siljanovska premton ndryshime në shtet (VIDEO)

Kandidatja për kryetare e shtetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së publikoi një dideo ku premtohet ndryshime në shtet.

“S’ka drejtësi, s’ka as paqe. Një grua premton ndryshime. Është fytyra e së vërtetës, mbrojtësja e qytetarëve. E don Maqedoninë’, thuhet në video.

Videoja është publikuar në profilin zyrtar të Siljanovskës. Aty shihen inserte të protestave për emrin e Maqedonisë, protestat pas vrasjes së Nikolla Sazdovskit. Poashtu ka rikujtime për vrasjen në Liqenin e Smillkovës, dhe vrasje të tjera. Në video premtohet se profesoresha do të jetë mbrojtëse e qytetarëve.

VIDEO: