Sigurohen 34.000 maska për banorët e Kumanovës


Qeveria ka siguruar 34.000 maska për qytetarët e Kumanovës. Maskat u dorëzuan sot në Shtabin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Kumanovë dhe do të shpërndahen falas për qytetarët.

Sigurohen 34.000 maska për banorët e Kumanovës

Në Gazetën zyrtare dje u publikua dekreti për mbajtje të detyrueshme të mbrojtjes personale me qëllim parandalimin, përhapjen dhe mbrojtjen e popullatës në gjendje të jashtëzakonshme.

Dekreti përcakton që qytetarët janë të detyruar të mbajnë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë kur largohen nga shtëpia e tyre, pra kur lëvizin në vende publike dhe zona të llojit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transportin publik dhe kur hyjnë në hapësira të mbyllura të operatorëve që për shkak se natyra e tyre e veprimtarisë është vend grumbullimi për shumë njerëz (institucione shtetërore, markete, dyqane, banka, posta, dhoma të pritjes, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme).

Kumanovarët në përgjithësi respektojnë rregullat dhe mbajnë maskë.

Në periudhën e kaluar, Shtabi Komunal i Krizës në Kumanovë kërkonte nga qeveria të sigurojë sasi të caktuar maskave që do të shpërndahen falas për qytetarët.

Baby Boo