Siguria në rajon, Bushati takon Mitchell: SHBA vlerëson rolin e Shqipërisë

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin Amerikan të shtetit Wess Mitchell.

Baby Boo

Gjatë këtij takimi biseda u përqëndrua tek niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin kyç të Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Zyrtarët diskutuan mbi perspektivën e integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Assistent Sekretari i Shtetit Mitchell shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për perspektivën e integrimit evropian si dhe shprehu vlerësim për pozicionin dhe kontributin e Shqipërisë në lidhje me sfidat më të mprehta të sigurisë në rajon e më gjerë.

Restorant Lumare