SIARTO: ASNJË VEND I BE-së NUK E NGRITI ÇËSHTJEN PËR GRUEVSKIN


Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Piter Siarto, pas mbledhjes së djeshme të ministrave në BE porositi se asnjë kolegë nuk e ka ngritur çështjen për azilin e Gruevskit.

Si përgjigje e pyetjes së gazetarëve, Siarto tha se ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka shprehur dëshirë të dorëzojë kërkesë për azil në ambasadën hungareze, por qeveria e Hungarisë nuk ka pasur asnjë rol në dhënien e saj.

Ai tha se autoritetet hungareze për herë të parë kanë kuptuar për rastin në një nga vendet fqinje në Maqedoni dhe se Gruevski “plotësisht ligjërisht erdhi në Hungari, në përputhje me ligjin përkatës kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe të gjitha kalimet në kufi ishin legjitime”.

Autoritetet hungareze, në bazë të masave të sigurisë, kanë vendosur ta dëgjojnë kërkesën e tij për azil edhe atë në zyrën qendrore të Byrosë për emigrim dhe azil në Budapest.

Siç tha, asnjë kolegë nga BE-ja nuk e ngriti rastin të hënën. Ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, do t’ju mbajnë bisedime bilaterale emigrantëve në Samitin e NATO-s në Bruksel në fillim të dhjetorit.

“Për Hungarinë, përkrahja ndaj Maqedonisë nuk është çështje e simpatisë partiake apo qeveritare”, tha Siarto.

Ai, gjithashtu, e përsëriti qëndrimin e qeverisë në Budapest se kjo nuk është çështje politike, por ligjore.

Baby Boo