Si u skualifikua nga tenderi pa asnjë arsye, firma e autobusve! (VIDEO


Klodian Vata u skualifikua, edhe pse thotë, se ka shpenzuar 150 mijë Euro për të blerë mjetet.Veç kësaj, ai është rrahur e goditur fizikisht. Pas kësaj situate, bashkia kontrolloi vetë bashkinë me grup pune, ndërsa tani çështja ka kaluar në Gjykatë.


Klodian Vata: Kam mbi 16 vite që operoj në linjën rreth-qytetas Manëz Durrës- Manëz. Si person fizik me vendim gjykate që ka qenë i regjistruar babai im, në vitin 2002 thuhet: Vërtetojmë se zoti Besnik Vata me aktivitetin privat transport udhëtarësh me autobusin e linjës Manëz – Durrëz dhe kthim është person i vetëm dhe nuk bën pjesë në asnjë shoqëri transporti. Kam dhe licencat e mija që janë nga 16 vite: viti 2008- 2009, 2015- 2019 dhe viti 2020. Deri në vitin 2016 kam operuar i qetë në linjën Manëz Durrës- Manëz. nga bashkia Manëz sepse më pajise me licensë Bashkia Manëz. Pas ndarjes territoriale letrat kaluan në bashkinë e Durrësit dhe këtu nisin problemet ne linjën time që kam 16 vite që operoj. Shkova në bashkinë e Durrësit më kërkuan të dorëzoja dokumentacion që e kisha të vlefshëm deri në vitin 2019- 2020 dhe më pajisen me licencën me datë 27/10/2016 deri në 31/12/2016 me oraret siç i kisha. Më pas vazhduam duke punuar me autorizimet e linjës Manëz- Durrës, autorizimet të cilat ishin mujore. Cdo muaj e njëjta situatë.

Baby Boo