SI U NIS ME POROSI NGA TIRANA NË DURRËS PËR TA VRARË BRENDA NË LOKAL


Ekstradohet nga Kosova atentatori i Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, Ahmet Ajeti.

Ekstradohet nga Interpol Tirana kosovari Ahmet Ajeti, i dënuar me 20 vite burg. Bëhet me dije se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti , 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Më 30. 08. 2005, Ahmet Ajeti dhe dhe Osman Korpuzi, janë nisur me porosi nga dy persona nga Tirana drejt Durrësit për të vrarë Lulzim Berishën. Para se të tentonte ta vriste, në afërsi të lokalit ku ndodhej Lulzim Berisha Ahmet Ajeti, është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur. Kësisoj, plani i tyre dështoi.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur nga policia:

Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Baby Boo