Si u kap gomonia me 1 ton drogë në Itali


Policia italiane ka sekuestruar një gomone me rreth 1 ton marijuanë e cila mendohet se ka ardhur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Operacioni është kryer dje në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Leces në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar skafisti shqiptar Mario Nazeraj 34 vjeç nga Fieri si dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i dyshuar i tij.

Gjatë ndjekjes, trafikantët kanë hedhur në det drogën, sikure janë hedhur edhe vetë, për t’i shpëtuar policisë.

Gomonia është e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 motora të fuqishëm jashtë bordit prej 100 kw.

Policia shqiptare njofton se nuk mund të jepen detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Njoftimi:
Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.

Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.

Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.

Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.

Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit.

Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

Baby Boo