Si u arrestua i ”forti” i Shkodrës në Tiranë, detaje për bandën


Safet Bajri (Rustemi), i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Arrestimi u bë në zonën e ‘Xhamllikut’ nga policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa aksioni ende vijon.

Bajri është ndalur për llogari të drejtësisë belge, pasi është dënuar në Bruksel për disa vepra penale, ndërsa aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në pritje të vendimit nëse do të ekstradohet për të vuajtur dënimin.

Ndërkohë që priten të tjera arrestime, pasi mësohet se janë prerë 15 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm tre por emrat e dy të tjerëve ende nuk bëhen publikë. Safet Bajri në kërkim nga autoritetet belge është i njohur edhe nga drejtësia shqiptare, ndërsa opozita e ka cilësuar si pjesë familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Safet Bajri është shprehur pak kohë më parë se me drejtësinë shqiptare, por edhe atë blege nuk ka asnjë problem, por prokuroria mendon ndryshe duke lëshuar urdhër arrestin. Safet Bajri është cilësuar nga opozita shqiptare si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës.

Nga operacioni janë sekuestruar armë dhe drogë, por nuk dihet sasia dhe cfarë lloji, pasi operacioni është ende në vijim. Policia e Shtetit ka deklaruar se ditën e sotme do të ketë një deklaratë për mediat në mbyllje të operacionit. Ndërkohë që në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar disa persona edhe në Belgjikë dhe në Angli.

Baby Boo