Si t’i mbroni të dhënat tuaja sa herë përdorni internet falas


Pyetja e parë që bëjmë në një restorant, bar apo hotel është: ” a keni ëi-fi”, po çfarë jemi duke i bërë vetes duke përdorur internetin publik?

Ekspertët e sigurisë thonë se Wi-Fi publik mund të vendosë në rrezik të dhënat tuaja personale. Sipas një studimi britanik, 80% e udhëtarëve do të përdornin shërbimin Wi-Fi apo ëireless nëse do të ofrohej gjatë fluturimit të tyre të ardhshëm. Më shumë se 65% e atyre që kanë akses në avion e përdorin atë.

Ndonëse ideja e internetit falas të bën të mos mendosh gjatë, do të ishte mirë të merrnit masa ndërkohë që e përdorni. Aq më tepër gjatë fluturimeve, ku Wi-Fi publike bëhen shënjestër kryesore për hakerat apo sulmet kibernetike.

Po çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar?

Fillimisht, çaktivizoni lidhjet automatike

Nëse i përdorni shpesh Wi-Fi publike, atëherë telefoni juaj mund të lidhet automatikisht tek çdo lloj rrjeti i hapur – edhe nëse ju nuk e jepni një komandë të tillë. Duke i mbyllur të gjitha automatic connections apo lidhjet automatike në pajisjen tuaj, do të jeni më të sigurt ndaj sulmeve.

Mos u logoni fiks në atë kohë nëpër llogaritë tuaja

Baby Boo