Si tentoi t’i ikte policisë dhe si u pajis me passaportë diplomatike Valdrin Sahiti i cili ndodhet në burg në Stamboll


Policia e Turqisë arrestoi dje në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës, raportoi Kosova news. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Baby Boo