Si ta mbroni zemrën nga kolesteroli?


Kolesteroli i keq rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ku përfshihen semundjet e zemrës dhe ataku në zemër.
Kolesteroli ndahet në tre kategori: Llipoproteinë e një dendësie të ulët, tepër të ulët dhe tepër të lartë.
Lipoproteina e një dendësie të lartë është shumë e mirë për shëndetin.Dy të tjerat janë të dëmshme.

Sipas ekspertëve, niveli i shëndetshëm i kolesterolit është si më poshtë: Kolesteroli i plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl (miligramë për një decilitër gjaku) Kolesteroli LDU duhet të jetë më pak se 100 mg/dl Kolesteroli LDL duhet të jetë 40 mg/dl ose pak më i lartë.
Niveli i triglicerideve duhet të jetë më i ulët se 150 mg/dl.

Niveli i kolesterolit matet me një analizë të thjeshtë gjaku.Si të mbani në kontroll kolesterolin?
Sipas të dhënave, ndryshimet në ushqyerje dhe stilin e jetesës janë të nevojshme për uljen e kolesterolit. Si fillim, njeriu duhet të krijojë një rutinë të aktivitetit fizik të cilës duhet t’i përmbahet. Aktiviteti fizik është mënyra më e mirë për të rritur nivelin e kolesterolit të mirë dhe të ulur trigliceridet.

Ekspertët sugjerojnë kryerjen e 150 minutave aktivitet mesatar fizik në javë.Sa i përket regjimit ushqimor, mjekët thonë se njeriu duhet të kufizojë karbohidratet dhe yndyrnat e ngopura të cilat gjenden me shumicë në ushqimet e përpunuara dhe të shpejta. Për më tepër, sheqeri i tepërt nxit gjithashtu rritjen e triglicerideve ndaj duhet kufizuar edhe ai.

Objektivi i njerëzve që duan të ulin nivelin e kolesterolit të keq është që të hanë më shumë perime, drithëra të plota, tërshërë, fasule, arrorë, salmon e të tjerë.Njerëzit që kanë nevojë për një ulje madhore të nivelit të kolesterolit të keq duhet të marrin medikamente që duhen dhënë vetëm nga mjeku.
Nivelet e kolesterolit për fat të mirë janë lehtësisht të menaxhueshme dhe mbahen nën kontroll. Mjafton vetëm vullneti që të shohësh përmirësimet e zemrës në mesin e shifrave.

Baby Boo