Si ta kuptoni se keni rënë në dashuri me shokun/shoqen e ngushtë?


Nëse dyshoni se ndjenjat për mikun tuaj më të mirë, nuk janë vetëm miqësore, ekspertët ju sugjerojnë të shihni për këto shenja:

1 Ju shkoni te ata për gjithçka

A e gjeni veten duke dashur t’i dërgoni mesazhe për secilin detaj në jetën tuaj? Shpesh, kjo është fiks arsyeja pse i kemi miqtë, por kur ata fillojnë të jenë mendimi juaj i parë për çdo gjë, ju ndoshta filloni t’i shihni si partneri “ideal”, jo vetëm në aspektin miqësor.

2 E kapni veten duke xhelozuar partnerët e tyre të mundshëm

Ndiheni xhelozë kur ai flirton me dikë? Po kur ju tregon për personin e fundit me të cilin doli në një “date”? Nëse nuk e pranoni me zë të lartë, por keni ndjenja xhelozie dhe mendoni se roli juaj do të zëvëndësohet, apo do donit të ishit ju në vend të saj/tij – ndoshta duhet të rishikoni ndjenjat.

3 E krahasoni me të, çdo njeri me të cilin del në takim

Keni kuptuar se nuk mund të krijoni një marrëdhënie “më shumë se shokë” me askënd, sepse jeni vazhdimisht duke bërë krahasime me shokun e ngushtë. Ndonjëherë madje, e gjeni veten duke i folur të tjerëve për të, në një mënyrë që dhe juve ju bën të çuditeni me veten.

4 Vini re detaje të vogla rreth tyre

Shpesh e gjeni veten duke menduar ose dukë vënë re edhe detajet më të vogla për to: erën e tyre, buzëqeshjen, sjelljen, të qeshurën dhe shprehitë e fytyrës etj.

Baby Boo