Si Prodhohet Suxhuku më i Lirë se 1 Euro


Në një intervistë për KALLXO.com Anton Jupa, njëri nga importuesit e mishit ka folur për mishin dhe suxhukun e lirë.

Ai ka thënë se suxhuku që del në treg me çmim prej 1 deri në 2 euro ka 30 për qind mish të pulës që importohet me çmim të lirë.

Ai po ashtu ka deklaruar se ky suxhuk prodhohet me mish industrial.

Jupa ka folur edhe për skandalin e mishit belg që erdhi në Kosovë.

Ai gjithë përgjegjësinë për dyshimet që janë ngritur e hedh tek organet kompetente, pasi sipas tij i tërë importi është bërë me letra dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat doganore.

“Ne jemi të pafajshëm i kemi dokumentet, dudat i kemi, kemi certifikatat të AVUK-ut që i kanë kontrolluar dhe e kanë lejuar”, ka thënë Jupa.

Në këtë intervistë për KALLXO.com, Jupa për herë të parë shpalosë detaje të asgjësimit të rreth 20 mijë kilogram mish në vitin 2017, që po ashtu u importua nga Belgjika.

Ai ka dhënë detaje edhe për mishin me afat të skaduar që iu zu në depot e tij, pas një aksioni të Prokurorisë së Shtetit, i cili do të transmetohet në “Drejtësia në Kosovë”.
Në një aksion të Prokurorisë Themelore të Prizrenit të cilin e udhëheq kryeprokurori i saj Admir Shala, hetuesit e Policisë dhe inspektorët e AVUK-ut kanë bastisur dy lokacione të dyshuara që lidhen me skandalin e mishit 12 vjeçar nga Belgjika.
Siç pritet të transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, në dy lokacionet e dyshuara janë vërejtur parregullsi serioze duke u nisur nga minjtë e ngordhur në depot ku ruhet mishi dhe materialet tjera që përdoren për përpunimin e tij.

Kryeprokurori Admir Shala, siç pritet të transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, pas marrjes së urdhrit nga Gjykatat kompetente u ka dhënë urdhrin hetuesve të policisë dhe inspektorëve të AVUK-ut për të bastisur lokacionet e dyshuara, ku u gjeten mish me afat të skaduar deh minj të ngordhur.
Anton Jupa e ka pranuar se në depot e kompanisë së tij Policia dhe Inspektorët e AVUK-ut  kanë gjetur dy paleta mish të pulës me afat të skaduar.

Sipas tij, ai mish ka qenë  destinuar për përpunimin dhe prodhimin e sallamit. Ai e bënë fajtor Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës për skadimin e afatit të këtij mishi.

Baby Boo