Si ndodhi Eksodi në ’91?


Eksodi i Marsit ’91 numëroi afro 25 mijë të ikur në 3 ditë. Në anije, kishin hyrë edhe disa nga të rinjte më të talentuar të Shqipërisë, ose intelektualë dhe artistë të njohur.
Ikjet nga deti vijuan për muaj më rradhë në përmasa më të vogla. Ato u bënë lajm i parë i pothuajse gjithë mediave botërore. Ikej me çdo send që mund të lundronte, që nga varkat, komardaret e deri tek traper artizanalë që shpesh gjendeshin në det të hapur nga anijet tregtare.

Në Gusht 1991, u hap sërish fjala se anijet do të niseshin drejt Italisë. Me dhjetra mijëra vetë dyndën portin e Durrësit dhe zaptuar naijet që gjendeshin aty. Ato u nisën forcërisht drejt Barit, ku mbërritën afro 20 orë më vonë. Njëra prej anijeve, e quajtur Vlora, ishte e mbushur deri në majë të direkut. Ajo llogaritej te kishte mbi 20 mijë vetë.

Kësaj here Italia veproi ndryshe. Ajo i mbylli refugjatët, me gra e fëmijë në Stadiumin “Della Vittoria” të Barit për 4 ditë e net dhe ushqimin jua hidhte me helikopter. Disa vetë vdiqën nga uria dhe nga vapa përvëluese e Gushtit në një vend ku s’kishte asnjë centimetër hije. Të tjerë u vranë mes tyre për të rrëmbyer qoftë edhe një shishe ujë. 88 orë më pas, Italia i ktheu të gjithë mbrapsht duke ju dhënë me vete, një sanduiç, një shishe ujë dhe 50 mijë lireta (25 usd në atë kohë).

Baby Boo