S’i lejoi të iknin nga ora, maturantët grushtojnë punëtorin teknik


Një punëtor teknik është sulmuar nga dy maturantë të shkollës “Ymer Prizreni” në Prizren, pas moslejimit që të ikin nga ora.

53-vjeçarit iu shkaktuan lëndime në fytyrë nga grushtet, si pasojë e të cilëve ka marrë edhe tretman mjekësor.

Për nxënësit, shkolla ka marrë masën e pezullimit, teksa deklarojnë se njëri prej tyre ishte i njohur si problematik, e tjetri jo, ani se ishte nxënës përsëritës.

Me rastin po merren edhe organet e rendit, teksa Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për transferimin e tyre në shkollën “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës.

Baby Boo