Si ishte keqt*rajtuar e arrestuar babai i Kadri Veselit nga forcat serbe: Këto ishin raportimet për rastin


Fazli Veseli, babai i njërit prej themeluesve të UÇK-së, Kadri Veseli ka ndërruar jetë sot.
Ishte 3 gushti i vitit 1993 kur forcat serbe kishin hyrë me forcë në shtëpinë e Fazliut për ba*stisje.
Atëbotë, në shtëpi kishin qenë Fazliu me dy djemtë, Ismeti dhe Veseli. Të tre këta ishin arr*estuar nga forcat serbe.

Siç raportohej atëherë, policia serbe po e kërkonte Kadri Veselin, i cili nuk gjendej në shtëpi.
Në prani të anëtarëve të familjes, policët serbë atëbotë kishin rra*hur Fazli Veselin dhe dy djemtë, Ismetin dhe Veselin.
Arr*estimi atëbotë kishte ndodhur befasishëm, andaj një kohë të gjatë nuk dihej asgjë për fatin e tyre.

Baby Boo