Si iku Gruevski nga garazhi i banesës së tij, duke përfunduar në Budapest

Ish kryeministri Nikolla Gruevski u ka dhënë ujë me bishtin e lugës shërbimeve të policisë. Falë një skenari të organizuar mirë, ai u arratis nga Maqedonia dhe tani po gëzon azil në Hungari. Duket se plani i tillë ishte zier dy javë më herët nga takimi i tij me ambasadorin hungarez në Maqedoni. Një ditë para datës së caktuar për t’u paraqitur në burg, ai krijoi përshtypjen se po blinte edhe rrobat dhe gjërat e nevojshme për në burg, raporton Alsat-M.

Baby Shop Charli

Më tej thuhet se madje dy ditë para arratisjes, sipas informatave të Alsat ai është përshëndetur edhe me të afërmit dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Nga burime konfidenciale Alsat mëson se Gruevski arratisjen e ka realizuar në disa faza. Plani i arratisjes nisi në orët e darkës, kur gjoja me makinën e tij ka dalë për një xhiro nëpër kryeqytet. Pak minuta më vonë, Gruevski fillon të zbatoj planin e arratisjes. Mendohet se nga garazhi i bllokut ku banon ka dal me veturën personale. Nga dalja e garazhit, mendohet se një veturë e tipit “Fiat” me ngjyrë të bardhë e ka përcjell deri tek rreth rrotullimi në një lagje, jo larg nga qendra e Shkupit. Nga aty, kamerat e sigurisë “Safe City” dëshmojnë se makina e tipit “Fiat Punto” me ngjyrë të gjelbër është kthyer për në garazh, por jo edhe ish kryeministri. Mendohet që në start nuk ka hipur në makinën e tij personale, por direkt në makinën e bardhtë të shërbimit hungarez, derisa makinën e tij personale ta ketë përdorur një bashkëpunëtor nga ambasada hungareze dhe më pas ta ketë kthyer në garazh./Alsat-M

Restorant Lumare
Sigma Doors