Si i targetonte Andrew Tate vajzat rumune nëpër rrjete sociale për ti rekrutuar në industrinë e pornos


Daria Gusa ishte 16 vjeç dhe ende në shkollë, kur thotë se mori një mesazh privat në Instagram nga Andrew Tate, një influencues i profilit të lartë pothuajse 20 vjet më i madh se ajo.

Thjesht lexohej ‘vajza rumune’ dhe ai vendosi disa emoji flirte,” më tha Daria. “Isha konfuz sepse kisha [vetëm] 200 ndjekës dhe ishte një llogari private”.

Ajo është një nga dy adoleshentet që kanë përshkruar për BBC se si Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan iu afruan atyre në internet, me sa duket duke përdorur një formulë standarde.

“Ishte e qartë se ne ishim vajza të shkollës së mesme,” tha Daria. “Ne kishim shkollën tonë të mesme në biografinë tonë dhe gjithçka. Unë mendoj se ai thjesht po përpiqej të gjente vajza që ishin sa më të pafajshme ose naive, për mendimin tim.”

Ajo na tregoi një screenshot të mesazhit, të cilit nuk iu përgjigj kurrë. Por ajo thotë se disa nga miqtë e saj e bënë këtë.

Baby Boo