Si i komenton ambasada amerikane ndryshimet në Kodin Penal?


Ambasada Amerikane në Shkup ende do t’i shqyrtojë ndryshimet në Kodin Penal, me të cilat parashihet zvogëlimi i dënimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për bashkim kriminal, të cilat u miratuan dje në Kuvend pas procedurës së shkurtuar.

“Nuk i kemi parë ndryshimet në Kodin Penal të futura së fundmi në parlament. Ne mezi presim t’i shqyrtojmë ato dhe shpresojmë që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe proceset ligjore”, tha Ambasada e SHBA për TV 24.

Delegacioni i Bashkimit Evropian tha dje se nuk mund të komentojë ende përdorimin e flamurit të BE-së në këtë rast konkret.

Baby Boo