Si i akuzoi Jankullovska të dënuarit e rastit ‘Monstra’


Ministrja e brendshme e asaj kohe, Gordana Jankullovska e shoqëruar nga kokat e tjera të MPB-së, përfshirë DSK në konferencën e parë me gazetarët kishte dal me pretendimet se bëhet fjalë për njerëz të një rrjeti radikal islamik që kanë kryer vrasjen. Kjo akuzë rëndonte mbi të arrestuarit, edhe pse ata ishin familjarë dhe që nuk kishin asnjë lidhje me ndonjë organizatë, që gjë u dëshmua më pas në procesin e hetimeve dhe që u ndryshua konstatimi i MPB-së.

“Zbuluam autorët e vrasjes mizore tek Liqeni i Smilkovës. Bëhet fjalë për persona nga Shkupi. Ata janë ithtarë të islamit radikal, që është rrezik për besimtarët krishterë dhe myslimanë. Qëllimi i tyre ishte që të krijojnë ndjenjën e frikës tek opinioni më i gjerë. Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale për terrorizëm. Një pjesë e tyre kanë luftuar në Afganistan dhe Pakistan në anën e talibanëve dhe kundër NATO-s”, theksoi atëkohë Jankullovska.

Por avokatët mbrojtës dhe familjarët e të akuzuarve kanë hedhur poshtë këto pretendime duke u konsideruar si shpifje dhe skenare për të mbuluar të vërtetën për vrasjen e pesëfishtë. Ata theksuan se janë të pafajshëm dhe se nuk kanë të bëjnë aspak me këtë akt mizor. (INA)

Baby Boo