Si gënjeu Arsovska, gjatë fushatës me autobus gjatë mandatit me makinë!


Gjatë fushatës, udhëtoi me autobus, për t’i parë hallet e qytetarëve.
Madje Danela Arsovska që tashmë është kryetare e Shkupit, shpesh herë në fushatë përmendi se transporti publik do të jetë falas.

“Në secilin vendbanim do të bëjmë të kemi autobusë të shpejt efikas dhe pa pagesë për transport publik”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Por në konferencën e parë pasi u zgjodh kryetare e Qytetit të Shkupit erdhi me makinë zyrtare. E kur u pyet pse nuk po udhëton me autobus, ajo tha:
Nuk erdhët me autobus?

“E pra i kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do duhet t’i rregullojmë tani për fat të keq ose të mirë”.
Në konferencë erdhi me vonesë, ndërsa insistuam të marrim përgjigje se kur dhe si do të realizohet projekti për transport falas.
Keni premtuar transport publik falas, a mund të na jepni ndonjë detal për këtë? Si do të realizohet e gjitha ?
“Patjetër duhet të me jepni kohë, madje edhe Qeverisë i duhen 100 ditë për të filluar proceset”, tha Arsovska.
Po ne kërkojmë vetëm planin se si do të realizohet?

Konferenca përfundoi, por nuk e kuptuam se cili do të jetë plani.
E ftuam edhe njëherë ta shpjegojë. Ajo na tha të shkojmë në komunë dhe atje do të na tregojë të gjitha detalet.
“Nesër ejani, do kemi të gjithë ditën përpara.
Po mund të na tregoni planin dhe fazat ?

Po do të vini nesër dhe do qëndrojmë dy orë dhe do të bisedojmë për të gjitha temat”, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
Por a ka biseduar kryetarja e Qytetit të Shkupit me Ndërmarrjen Qarkullimit Publik!? Nga atje për TV21 thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt.

“Këtë pyetje duhet t’ia parashtroni kryetares Arsovska. Përndryshe, ajo ende nuk ka realizuar takim me drejtorin aktual të NQP-Shkup dhe fare nuk ka biseduar me të për këtë apo për ndonjë temë tjetër lidhur me mënyrën e funksionimit të transportit publik, kushtet apo mundësitë për realizim të idesë për transport falas për të gjitha kategoritë e qytetarëve”, thonë nga NQP.

Njëri premtim tjetër i Arsovskës ka qenë edhe blerja e 250 eko autobusë.

Baby Boo