Si e mori mbiemrin “Mehmet Kosova”, flet vetë aktori (VIDEO)

“Jetë e hi*dhur” apo “Aci Hayat” ishte seriali i parë turk që u transmetua në Kosovë, e që mori vëmendjen e të gjithëve. Një prej arsyeve kryesore pse ky serial i bëri për vete kosovarët, ishte mbiemri i aktorit kryesor në këtë serial. Por, pse i mbeti mbiemri Kosovali?
Këtë e kishte treguar në një intervistë vite më parë, aktori Kenan Imirzaliologu, i cili e luante rolin e Mehmet Kosovës.

Baby Boo

Ai kishte thënë se mbiemri i mbeti shkaku i këm* bngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këm*bëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, kishte thënë Imirzialogu.

Ndryshe, në kohën sa transmetohej ky serial, pothuajse të gjithë qytetarët mbylleshin në shtëpi për ta shikuar. Në disa raste kishin dë*shtuar edhe koncertet e disa këngëtarëve, që i kishin lënë në kohën sa transmetohej ky serial.

https://www.instagram.com/p/CSE6G30HNnN/?utm_source=ig_embed&ig_rid=89954e59-7a72-49fa-9fad-c66fb2cd1afe