Si do të votojnë të infektuarit? Në Maqedoninë e Veriut janë mbi 2200 me koronavirus


Në vendin tonë ka 2241 raste aktive të personave të infektuar me Covid-19 e mijëra të tjerë janë në vetizolim. Nuk dihet se sa të infektuar me koronavirus do të ketë deri në ditën e zgjedhjeve, e nga ana tjetër Qeveria nuk ka gjetur ende zgjidhje se si do të votojnë personat e prekur nga ky virus. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se votimi i pacientëve është proces i sigurt.

“Edhe për ta ka protokolle në lidhje me shfrytëzimin e maskave, por edhe doreza mbrojtëse. Pra është një proces që është i sigurt. Nëse ka nevojë që e njëjta të bëhet në kushte shtëpiake qëndrojmë në dispozicion të japin edhe një pjesë të kuadros mjekësore nga Qendrat lokale të shëndetit publik. Me qëllim që protokollet të realizohen si duhet, që asnjë anëtar në procesin zgjedhor të mos futet në rrezik,” tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

E anëtarëve të Këshillave zgjedhore i ka ngelur që të veshin skafander dhe vezir dhe t’i mundësojnë qytetarëve nëpër shtëpi dhe në spitale, të drejtën e votës që ia siguron kushtetuta.

“Ndoshta do të kërkojmë edhe pyetje shtesë nga KSI dhe do të sjellim aktet tonë nënligjore, ku do të bëjmë të pamundurën që ne si komision të kujdesemi për shëndetin si të këshillave zgjedhor, të komisioneve komunale zgjedhore, poashtu edhe të qytetarëve. Jeta e qytetarëve është mbi të gjitha edhe për neve si KSHZ,” tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev tha se personat e sëmurë dhe ata me virusin korona do të votojnë me datë 13 dhe 14 korrik.

Baby Boo