Si do të jetë i suksesshëm referendumi, kalkulimet me vota?


Qytetarët nga ora shtatë e mëngjesit kanë nisur të dalin në qendrat e votimit për të votuar për referendumin për emrin.

Mbi 1.806.336 milionë banorë do ti përgjigjen pyetjes së referendumit: “A jeni për hyrjen e vendit në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Për të qenë i suksesshëm referendumi dhe për tu arritur cenzusi duhet të dalin mbi 50 për qind apo 903.169 votues, duke rrethuar “PËR” së paku 451.586 veta, informon INA.

Por ky referendum është konsultues dhe se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë për miratim në Kuvend.

Votimet do të zhvillohen në 3480 qendra votimi të cilat do të jenë të hapura deri në ora 19.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor tha se në orët e para të mëngjesit janë hapur të gjitha qendrat e votimit dhe gjithçka po zhvillohet në kushte normale.

Referendumi do të monitorohet nga numër rekord i monitoruesve, rreth 12 mijë vendor dhe 493 të huaj, ndërsa interesimi i madh është edhe i mediave të huaja, me ç’rast janë akredituar 83 gazetarë të huaj nga 32 media.

Baby Boo