Si arriti MPB-ja t’i arrestojë 7 shtetasit e përfshirë në luftën e Sirisë dhe Irakut?


Arrestimi i shtatë shtetasve të Maqedonisë të përfshirë në luftën në Siri dhe Irak, ka qenë shenjë se edhe kumtesat e Ministrisë për Punë të Brendshme duhet të verifikohen, pasi që mund të jenë lajm i rremë. Kjo sepse ajo që dje u quajt operacion antiterrorist, në fakt është ritadhesim, njofton Portalb.mk.

Sido që të jetë situata, në kumtesën që ende është aktive në uebfaqen e MPB-së ende qëndron pjesa:

“Sot Ministria për Punë të Brendshme dhe institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë në bashkëpunime partnerët e Koalicionit Global për Luftën kundër Korrupsionit dhe Fuqitë Demokratike Siriane kanë arrestuar 7 shtetas të Maqedonisë për të cilët ekziston dyshimi, se si terrorist të huaj, në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftën në Siri dhe Irak”.

Në kumtesën e njëjtë, nga MPB-ja gjithashtu vlerësuan se aksioni i arrestimit të shtatë shtetasve të Maqedonisë është tregues se institucionet e Maqedonisë kanë kapacitet dhe kredibilitet të menaxhojë me sfidat aktuale të sigurisë.

“Ky aksion është një tregues se institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë kapacitet dhe kredibilitet të përballen me sfidat aktuale të sigurisë dhe janë partner serioz i Koalicionit Global për Luftën kundër Korrupsionit”, thuhet në kumtesë.

Në rast, tërë kjo është një manipulim, sepse arrestimi i shtatë shtetasve ka ardhur si rezultat i riatdhesimit që sot u vërtetua nga reagimi i Pentagonit.

Kjo nënkupton se shtatë shtetasit e Maqedonisë kanë ardhur me veturë të SHBA-së në aeroportin e Maqedonisë. Riatdhesimi i shtetasve dhe arrestimi i tyre në Maqedoni vjen si rezultat se Maqedonia është shteti i fundit që ka pranuar të riatdhesojë terroristë të arrestuar nga ana e Fuqive Demokratike Siriane. Bëhet fjalë për 600 luftëtarë që duhet të zhvendosen në atdheun e tyre, por problemi me SHBA-në është se shumë shtete refuzojnë të kthejnë prapa shtetasit e tyre.

Baby Boo